E Diel, 1 Nëntor 2026

As gushti nuk do të djegë fletët e votimit

Tashmë që ligjërisht fletët duhet të digjeshin pasi vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka mundur të marrë një vendim, e kjo duket më së shumti nga presioni politik.

Megjithëse ishte paralajmëruar se fletët do të asgjësoheshin gjatë muajit gusht, duket se ky asgjësim nuk do të merret asnjë këtë muaj.

Arben Ristani, kreu i KQZ-së është shprehur se vendimi për djegien e këtyre fletëve do të merret sapo presidenti i republikës të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›