E Diel, 1 Nëntor 2026

Karlsruher-Inter 1-2: Diouf dhuron spektakël, përmbys gjermanët në shtesë

Kampi stërvitor gjerman i Interit përfundoi me një fitore 2-1 ndaj Karlsruher SC.

Kampionët në fuqi të Italisë patën vështirësi në miqësoren e tyre të parë verore, por përsëri arritën të mposhtnin ekipin e Zweite Bundesliga (divizioni i dytë i Gjermanisë) falë një Diouf të shkëlqyer.

Mesfushori shqiptar, Civeja kaloi ekipin vendas në epërsi në minutën e 50-të, por francezi ndryshoi rezultatin në favor të zikaltërve midis minutave 91’ dhe 94’ në BBBank Wildpark.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›