E Hënë, 2 Nëntor 2026

Karnavalet e Nartës, banorët prej dekadash mbajnë gjallë traditën

Karnavalet e Nartës një traditë e vjetër pagane festohet çdo vit në Vlorë. Një festë e cila vjen pas pashkës Ortodokse duke i sjellë gjallëri fshatit të Nartë.

Karakteristike për këtë festë janë kostumet teksa banorët për tre ditë me radhë këndojnë dhe kërcejnë në fshat.

Banorët e zhvillojnë këtë festë prej dekadash duke e trashëguar brez pas brezi. Kënaqësi e madhe për ta është të shohin fëmijët e tyre të rikthyer në atdhe, por edhe të rinjtë të festojnë duke i sjellë gjallëri fshatit.

Me dhjetëra banorë të Nartës të emigruar në Greqi, Gjermani dhe Zvicër janë rikthyer në fshatin e Vlorës ku kaluan jo vetëm pashkët por edhe për të festuar karnavalet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›