E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavalet e kulturave ne Berlin te Gjermanise

Ne Berlin te Gjermanise zhvillohen Karnavalet e kulturave nje aktivitet vjetor kater ditor neper rruge qe nga shfaqjet e femijeve tek paradat dhe festime nga me te ndryshmet.

Rreth 5200 njerez profesioniste dhe amatore te te gjitha moshave do te japin shfaqje ne skena dhe jashte tyre ne kete festival te hapur si dhe do te marrin pjese ne paraden tradicionale te aktivitetit.

Rreth 1.5 milione vizitore pritet te frekuentojne Karanavalet e Berlinit. Karnavalet e kulturave pasqyrojne diversitetin kulturor te kryeqytetit gjerman nje aktivitet qe mbledh artiste porfesioniste dhe amatore te rinj dhe te vjeter.

Festivali eshte i hapur per prirjet dhe stilet e reja ne kulturen e rinise dhe pakicave. Ne vetem 10 vjet Karnavalet e kulturave jane bere nje aktivitet i shumepritur  ne grafikun e aktiviteteve kulturore ne Berlin dhe i gjashti aktivitet i madh i hapur ne gjithe Gjermanine.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›