E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu Historik Kombëtar, vendi më i vizituar nga të huajt

Ata të cilët shfaqin më shumë interes për të vizituar, muzeun historik kombëtar duket se janë të huajt, pasi muzeu vazhdon të jetë një nga institucionet ku vizitorët njihen më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare. Përveç turistëve evropianë është rritur ndjeshëm edhe numri i vizitorëve që vijnë nga vendet aziatike. Disa turistë hollandezë që po e vizitonin këtë fundjavë shprehen të impresionuar nga objektet që ndodhen këtu.
Muzeologu Fredi Gusha shprehu gadishmërinë për të lënë të hapura dyert e muzeut edhe jashtë orarit zyrtarë.
Në brëndësi të muzeut ndodhet edhe dyqani i suvenireve, ku vizitorët mund të blejnë objekte të riprodhuara apo edhe albume arkeologjike në gjuhë të huaj. Në përfundim të vitit muzeu historik kombëtar do të jetë më i plotë pasi pritet të përfundojë edhe pavioni etonografi, i cili do të zë një sipërfaqe prej 1 500 metra katrorë dhe ai i terrorit komunistë që do të zë rreth 500 metra katorë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›