E Diel, 1 Nëntor 2026

Karola, volejbollistia që ndjek rrugën e të atit

“Quhet Karola dhe ka një buzëqeshje të ëmbël dhe të qetë”. Kështu e nis përshkrimi gazetari I gazetës italiane “Tutto Sport” për volejbollisten e re shqiptare Karola Dhimitriadhi. Luan me moshën 14 vjeccare me skuadrën e Piemonte-s, e cila më datë 3 korrik mori edhe titullin Kampione e Italisë. Talenti shqiptar duket se ka një rrugë suksesi përpara, e ndikuar kjo edhe nga babai I saj Vlash Dhimitriadhi, edhe ky një ish volejbollist I të rinjve të “PArtizanit”, që e la karrierën sportive me emigrimin në ITali. “Babi im luante volejboll përpara se të vinte në ITali, - tregon Karola për median italiane. – Është ai që më transmetoi pasionin për volejbollin”! Edhe pse është e re Karola premton mjaft në këtë drejtim sportive. Ajo ka lindur në Cuneo në vitin 1996, dhe është 182 cm e gjatë. Ka filluar të volejboll, pa mbushur 10 vjecc me skuadrën e Cuneos "Granda volley". “Që në fillim është shquar për pasionin dhe talentin e saj”, tregon për gazetën Mapo, babi I saj Vlashi. Në prill të vitit 2009 fiton titullin "Migliore giocatrice del torneo di ASTI" për kategorinë “poshtë 13 vjecc”. Për vitin 2008-2009 Cuneo "GRANDA VOLLEY është kampion po në këtë kategori. Ndërsa një vit më vonë aktivizohet me moshën “poshtë 14 vjecc”. Aktualisht Karola mori pjesë në formacionin e përzgjedhur të Piemonte-s si lojtare me numrin 3 për Trofeun e Rajonit. Në datën 3 korrik në pallatin e sportit të Torinos "Palla Ruffini" Piemonte fitoi titullin kampione e Italisë (Piemonte 3-1 Venteo). Aktualisht Karola studion në shkollën e mesme " Liceo Scientifico" të Cuneos, ku mbaroi vitin e parë me nota shumë të mira!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›