E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karriera e Bieber përfundon pas tre vjetësh?

Statusi i tij i të famshmit do t`i kushtojë shumë Bieberit, për shkak të sjelljeve të fundit nga ana e tij.

Menaxheri i njohur Peter Mensch ka thënë se do ta rrihte Bieberin çdo ditë vetëm që t`ia zgjidhte problemet e tij me disiplinën.

Mensch që ka qenë menaxher i Madonnas, Metallica dhe Def Leppard ka thënë se koha e pop-yllit ka përfunduar, duke predikuar se ajo do të përfundoj brenda këtyre 3 viteve,trasmeton K.N.

Por ai ka thënë për the Sun se ka një trikë që mund të zgjedh problemet e Bieberit.

“Do ta rrahja çdo ditë”, ka thënë ai.

Peter, për problemet e Bieberit ka drejtuar gishtin edhe kah menaxheri i Bieberit.

“Menaxheri i tij Scooter Braun është një frikacak. Nuk e di se cili është problemi i Bieber. Por gjithsesi karriera e tij do të marr fund brenda këtyre tre viteve”, shtoi ai.

Ky vit ka qenë shumë i vështirë për sensacionin e të rinjve. Ai është braktisur nga e dashura e tij, aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez, kurse një muaj më parë ai është vonuar për koncertet e tij dhe ishte dërguar në spital në Londër pasi që është rrëzuar gjatë një koncerti atje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›