E Diel, 1 Nëntor 2026

Karrotreci vret një burrë në Maminas. Një grua e pajetë në Burrel-Klos

AMBULANCADurrës- Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e medias për të publikuar të dhëna mbi viktimën e aksidentit të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas.

Sipas policisë trupi i pajetë i një  personi rreth të 40-ve është dëmtuar rëndë nga përplasja me një karrotrec të drejtuar nga 45-vjeçari Sokol Raca nga Tirana.

Mësohet se pak para aksidentit ai ka pyetur në një lokal në Maminas për rrugën që të çon në Kosovë dhe ka përmendur  komunën e Deçanit.

Dëshmitarët thonë se ai ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa vazhdon punën për identifikimin e viktimës. Kjo e fundit mbante veshur një kanatiere të verdhë me mbishkrimin FOC dhe tuta të zeza me shirita portokalli.

Ndërkohë po sot rrupi i pajetë i një gruaje është gjetur në afërsi të urës së Luses, në aksin rrugor Burrel- Klos. Dëshmitarët thanë se gruaja afro 40-vjeçare,ka rënë nga lartësia, teksa mblidhte bimë mjekësore.

Trupi i pajetë ndodhet në morg, pasi nuk është identifikuar ende. Sakaq mbrëmjen e djeshme një trup i pajetë u gjet në Shëngjin, në afërsi të pompave të ujit. Viktima nuk është identifikuar ende.

Sakaq trupi i pajetë i viktimës që  u gjet dy ditë më parë pranë shëtitores bregdetare të Durrësit është identifikuar. Ai është Novruz Sadiku, 67 vjeç nga Durrësi dhe familjarët pas identifikimit kanë tërhequr trupin e tij nga morgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›