E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri ministër i Brendshëm, Rama goditi shtetin ligjor, lidhje me krimin

gert-bogdaniTiranë- Partia Demokratike përmes deputetit Gert Bogdani ka akuzuar qeverinë Rama se ka përfaqësues të botës së krimit në rradhët e saj.

Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund ti sherbeje qytetareve Shqiptare, sepse anetari i skuadres pergjegjes per rendin dhe sigurine, ne me shume se nje rast ka qene pergjegjes per shkaterrimin dhe destabilizimin e tij.

Nuk do mund ti sherbeje qyteterave Shqiptare, sepse eshte person i cili ne asnje moment nuk u distancua apo kerkoi falje per kapjen ne flagrance ne trafik te ilaceve dhe as per evazionin fiskal te prinderve te tij.

Per vite me radhe Shqiperia e luftoi krimin e organizuar dhe asetet e tij dhe per arritjet e kesaj lufte iu akordua ftesa dhe anetaresimi ne NATO dhe Shqiptareve iu hoqen vizat.

Me emerimin e Saimir Tahirit si Minister i Brendshem, jo vetem zhbehen keto arritje, per me teper, perfaqesuesit e krimit rikthehen kercenueshem tashme te veshur me imunitet parlamentar dhe me nderlidhesin e tyre ne qeveri, jo me pak se ne postin e ministrit te brendshem; njeriun e lidhjeve te shkrurtra me perfaqesues te njohur per INTERPOL-in dhe EUROPOL-in te trafiqeve, pastrimit e parave dhe atentateve ndaj uniformave te Policise se Shtetit. Lidhje qe e bejne te vetmin Minister te Brendshem ne historine e Shqiperise dhe ne mbare Ballkanin pronar te nje skafi.

Emerimi i Sajmir Tahirit eshte goditja me domethenese qe i behet shtetit ligjor dhe institucioneve te zbatimit te ligjit, shperblim i drejperdrejte i Edi Rames per rolin e krimit ne deformimin e votes ne 23 Qershor,-tha Bogdani në një dalje për mediat.

Sipas selisë blu çdo qytetar Shqiptar duhet ta dije se Partia Demokratike do te mbroje me vendosmerine me te madhe institucionet e zbatimit te ligjit dhe shtetit ne teresi, nga çdo lloj revanshi anti institucional dhe me lidhje te qarta kriminale!.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›