Karta Nano, diversion apo premtim i fshehtë i Berishës?
Berisha sot dhe Klani i tij mbrëmë e shtuan trysninë ndaj Edi Ramës për kandidimin e Nanos nga PS-ja për raundin e 4-ët të votimit për Presidentin e Republikës. Berisha tha sot në Kuvend se fakti që PS-ja nuk don të paraqesë kandidat të sajin në garën presidenciale tregon se lepuri fle te Fatos Nano Ndërsa Fevziu & co. mbrëmë në TV Klan harxhuan tre orë duke argumentuar se përse PS-ja duhet të kandidojë Nanon për president.
Ky insistim i Berishës dhe Klanit të tij për kandidimin e Nanos ky dy shpiegime racionale:
1 Karta “Nano” mund të jetë një diversion ndaj PS-së me synim që ai pak elektorat i majtë që është ende i magjepsur nga Nano të abstenojë apo votojë kundër Ramës në zgjedhjet e 2009-ës, meqë Rama po i shmanget kandidimit të beniaminit të tyre për president.
2 Berisha mund ti ketë bërë një premtim të fshehtë Nanos për ta ndihmuar të bëhet president, në shkëmbim të shërbimeve që ky i fundit i ka bërë që nga dorëzimi i pushtetit në 2005-ën e deri më sot. Në këtë rast, përkrahja publike e Berishës ndaj Zaganjorit i bie të jetë thjesht një blof.
Pra pyetja 1-milion dollarëshe tani për Edi Ramën është nëse karta Nano që po luan Berisha është një diversion apo premtim i fshehtë i Berishës? Pyetja nëse Berisha do të pranojë të negociojë për një president konsensual deri në raundin e 4-ët pothuajse e ka marrë përgjigjen tashmë
http://respublica.al/artikuj/2012/6/8/karta-nano-diversion-apo-premtim-i-fshehte-i-berishes
