Raundi i katërt për presidentin, të hënën
Share
Ashtu siç pritej, sot ka dështuar edhe raundi i tretë për presidentin, ku sërish nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila ka vendosur me konsensus që raundi i katërt i votimit të presidentit të ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00.
Konferenca e kryetarëve ka vendosur me unanimitet që raundi i katërt i votimit për presidentin e ri të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00 theksoi Topalli në një prononcim për mediat. E pyetur nëse në raundin e katërt do të kishte një konsensus për presidentin, kryeparlamentarja Topalli u përgjigj se ekzistojnë të gjitha mundësitë.