E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Karta e Adriatikut", konferenca sot në Tiranë

TIRANE- Delegacione nga të gjitha vendet e rajonit janë mblidhur sot në Tiranë në konferencën me temë "Karta e Adriatikut, Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor", që organizohet nga Kuvendit i Shqipërisë dhe do të zgjasë tre ditë.

Qëllimi i kësaj konference është mbështetja e axhendave të përbashkëta nga parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas drejtimeve të konceptit strategjik të miratuar në Lisbonë. Sesioni i hapjes u përshëndetet  nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kryeministri Sali Berisha si dhe kryeparlamentarja Topalli. Kreu i qeverisë Berisha e cilësoi këtë pakt, si jetik për sigurinë e vendeve të rajonit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›