E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Bolonjës, ende probleme në universitete

Impemmentimi i kartës së Bolonjës ka hasur në një sërë problemesh. Në vendin tonë janë vërejtur mopërputhje me nivelet e studimit pasi në kartën e Bolonjës thuhet që minimumi i një niveli është tre vjet. Ndërkohë që nuk përcaktohet se mund të jetë edhe më shumë. Një tjetër problem i vërejtur është dhe fakti i financimit pasi duhet një buxhet më i madh dhe kështu duhet që universitetet të vetfinancohen.
Vitet e fundit është vërejtur një shtim i numrit të studentëve dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitet në vazhdim u shpreh Nora Malaj Zv. ministre e Arsimit dhe e Shkencës. Megjithë anët pozitive vazhdoi Malaj kjo vë në rrezik dhe cilësinë e diplomave dhe pikërisht për këtë së shpejti do të bëhet akreditimi i universiteteve tona.
Që prej zbatimit të kartës së Bolonjës në vendin tonë janë hapur mjaft debate për problemet dhe mirat që ajo sjell. Rreth këtij problemi u diskutua edhe në takimin e radhës i përbërë nga rektorati, profesorë dhe studentë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›