E Shtunë, 31 Tetor 2026

UniKKatil, sishte në Prishtinë

Rebel a.K.a UniKKatil nuk e ka vizituar Kosovën, megjithëse në këngën e tij Urdhno knej thotë se ai është në Prishtinë.

Burime shumë të afërta me këngëtarin, që njihet për përdorimin e shprehjeve eksplicite, kanë thënë për Rozë se Rebeli ka pasur në plan që kjo këngë të publikohet në youtube.com, por edhe në mediet e tjera pasi që ai të kthehet në Prishtinë.

Por, ende nuk dihet se kush saktësisht e ka postuar këngën në youtube. Ajo çka dimë është se Rebeli është duke kërkuar dikë për të bërë koncert në Prishtinë, ka thënë ky burim për Rozë.

Pas publikimit të këngës në faqen facebook.com është postuar një grup i cili quhet Pro ardhjes se UniKKatilit në Kosovë.

Burimi ka thënë për Rozë së UniKKatil pritet që këtë muaj të mbajë edhe një koncert në Gjermani.

Rozë është përpjekur për të kontaktuar me reperin që jeton në New York, por kontakti më të ishte i pamundur.

Ndryshe, Rebel a.K.a UniKKatil njihet si njëri prej reperëve i cili ka shitur më së shtrenjti albumet e tij të repit në Kosovë.

Rebeli, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, deri më tani ka të realizuara dy albume me grupin e tij The Bloody Alboz dhe karrierën e tij si këngëtar e filloi në vitin 2000, pasi kishte emigruar në SHBA.

Ai njihet edhe si reperi që përmes internetit krijoi shumë fansa, sidomos me këngët Për vllazni, Vetëbesim, por edhe këngë të tjera që u bënë hite.

Për albumin Kanuni i Katilit producentët e tij kosovarë kishin thënë më parë se ka shitur më shumë se 40 000 kopje, duke u bërë albumi më i shitur i repit pas albumit të Etno Engjujve Vitamina E në të cilin album ishte edhe kënga Albanian.

Thashethemet për reperin kanë vazhduar edhe në këto në fund të këtyre muajve. Ditë më parë një burim kishte thënë se ai është në përgatitje të albumit të ri, të cilin po ashtu do ta hedhë për Krishtlindje.

Ndërkaq, sa i përket jetës private të reperit problematik, ai është i martuar dhe ka një djalë, të cilit po ashtu i ka kushtuar këngë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›