E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cage, mbetet pa pare!

Ka aktorë që nuk kanë para apo së paku kështu thonë. Së fundmi mediat amerikane kanë thënë se aktori Nicolas Cage është në telashe financiare.

Sipas revistës People aktori së fundi ka shitur dy vila në lagjen franceze të New Orleans për rreth tre milion euro. Cage nuk pati para për ti mbajtur këto dy vila shkruan revista.

Sipas revistës, aktori ka denoncuar edhe ish-menaxherin e tij duke e akuzuar atë për papërgjegjësi dhe fajtor për telashet financiare.

Nuk janë vetëm dy vilat në NO që shiti Cage pasi që disa muaj më parë ai shiti edhe kështjellën e tij në Gjermani, pasi që nuk kishte arritur ta mbaj edhe këtë pasuri të patundshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›