E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta, zyrat e aplikimit hapur edhe në fundjavë

Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Alma Marku

TIRANE- Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje sot studentëve që të aplikojnë për Kartën e Studentit, si dhe ata që tashmë kanë aplikuar të paraqiten për tërheqjen e saj.

Bashkia njoftoi sot se për të ardhur në ndihmë sa më shumë studentëve zyrat e aplikimit do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës.

Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Alma Marku theksoi se sporteli për aplikimin dhe tërheqjen e tyre do të jetë i hapur dhe ditën e shtunë e të dielë, nga ora 9 deri në 16.00, ndërkohë që në mes të javës së ardhshme, do të mbërrijë edhe pjesa tjetër e Kartave të Studentëve që kanë aplikuar deri më tani.

Sipas Bashkisë, deri tani kanë aplikuar 1981 studentë, janë shpërndarë rreth 1000 karta studenti si dhe mbi 500 karta janë pranë Bashkisë së Tiranës dhe presin të tërhiqen nga studentët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›