Shqiperia mbylli me sukses mandatin e saj ne kryesimin e KiE

Shqipëria dorëzon sot presidencën e KiE-së,vendit pasardhës, Andorës. Në një konferencë përmbyllëse drejtuesit e shtetit shqiptar vlerësuan arritjet e vendit gjatë mandatit 6 mujor të kryesimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë të KiE-së, të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera te larta.
Të ftuar special janë Jorge Sampaio, Përfaqësues i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.
Në konferencë i pari e mori fjalën ishte shefi i diplomacisë shqiptare Edmond Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së i cili lexoi raportin mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare.
Nishani: Rekomandimet e BE-së mbeten prioritet për Shqipërinë
Konferenca “Diversiteti në Europë, një fuqi për të ardhmen” ka mbyllur kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës nga ana e Shqipërisë. Presidenti, Bujar Nishani duke folur në këtë konferencë evidentoi arritjet e institucioneve shqiptare të dala në pah pikërisht gjatë këtij mandati. “Diversiteti dhe liria janë thelbësore për ndërtimin e familjes evropiane. Gjatë kryesimit të KiE, institucionet shqiptare faktuan se tashmë janë të konsoliduara dhe zotërojnë kapacitet e nevojshme për bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Shqipëria mbylli me sukses mandatin e saj në kryesimin e KiE, ku gjatë kësaj periudhe i kushtoi rëndësi tre konventave madhore të KiE”, vlerësoi kreu i shtetit. Sipas Presidentit Nishani, Këshilli i Europës ka rol kyç për forcimin e demokracisë, ndaj vijojnë përpjekjet për ndërtimin e një familje të përbashkët në BE. Njëkohësisht, Presidenti Nishani i mëshoi faktit se për vendin prioritet mbeten rekomandimet e BE.
Berisha: Realizuam objektivat në këtë mandat Kryeministri, Sali Berisha duke folur në këtë konferencë vlerësoi si moment të parë pikërisht realizimin e objektivave të vëna si prioritet gjatë mandatit gjashtë mujor në kryesimin e Komitetit të Ministriave të KiE. Ndërkohë që ndalur në afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kreu i qeverisë ftoi KiE dhe vendet anëtarë të vëzhgojnë dhe të asistojnë këtë proces. Njëkohësisht, Kryeministri garantoi angazhimin e qeverisë në organizimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të standardeve të kërkuara.
Po kështu, një vëmendje të veçantë në ligjeratën e tij ishte dhe bashkëjetesa fetare në vend, çështje për të cilën Kryeministri e vlerësoi si një shembull për vendet e tjera në bashkëjetesën e qetë ndërfetare. "Ne shqiptarët jemi karakterizuar në histori nga dallime të brendshme, ne kemi trashëguar një infrastrukturë izoluese, por këto nuk na kanë penguar të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë bashkë për të ardhmen që meritojmë. Toleranca e shkëlqyer shqiptare është trashëgimi shumë pozitive që shqiptarët e kanë pavarësisht nga te gjitha formate regjimit, shteti shqiptar mbetet një shtet laik, dhe në këtë kontekst mesazhi për miqtë dhe të gjithë ata që kanë vlerësim për tolerancën ndërfetare:, vlerësoi berisha, ku sipas tij, ky qëndrim nuk është vetëm fetar, por ka pasur shprehje të qarta dhe në tolerancën ndëretnike.
Në përfundim të Konferencës, është zhvilluar edhe ceremonia e transferimit të Kryesive të KiE-së, nga Shqipëria tek Andora. Ndërsa Ministri i Jashtëm i Andorës, Gilbert Saboya Sunyé, prezantoi më herët prioritetet e Presidencës andorrene. Me këtë rast, Ministri Panariti i dorëzoi homologut të tij të Andorrës në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së. Shqipëria e mori presidencën e KiE në 23 maj të këtij viti për herë të parë, 17 vjet pas anëtarësimit të saj në këtë organizatë.