Kartagjena mund Levanten, vendos Sadiku

Armando Sadiku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ligën e dytë në Spanjë teksa skuadra e tij, Kartagjena ka marrë një fitore 1-0 përballë Levantes. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, por në minutën e 22-të të takimit u hodh në fushën e lojës në vend të Ortunos të dëmtuar.
Në fundin e pjesës së parë, me asistimin e Datkovic, Sadiku arriti të dërgojë topin në rrjetë. Në vazhdim, goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar mbeti vendimtar dhe vendos fatin e kësaj sfide. Tri pikë të arta për Kartagjenën në një fushë të vështirë si ajo e Levantes që mbajnë firmën e sulmuesit shqiptar, goli i dytë për të në 6 ndeshje.