E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Elbasan bllokohet procesi në 4 komuna

Qe prej disa ditësh, ne 4 komuna të qarkut të Elbasanit është bllokuar procesi i aplikimit të shtetasve për karta. Shkak për këtë janë bërë mungesat e persëritur e energjisë dhe internetit. Janë rreth 5 mijë shtetas që ende nuk kanë aplikuar. 

ELBASAN- Në katër komuna të qarkut të Elbasanit që prej disa ditësh procesi i aplikimit të shtetasve për pajisjen me kartat e identiteti është bllokuar plotësisht. Shkak për këtë janë bërë mungesat e përsëritura të energjisë elektrike dhe internetit. Në komunat Gostimë, Gjergjan e Shirgjan janë rreth 5000 shtetas të cilët ende nuk kanë mundur të aplikojnë. Vetëm në komunat e Shirgjanit me 6600 votues rreth 1500 persona rrezikojnë të drejtën e votës. Aktualisht në këtë njësi vendosre kanë aplikuar 2200 persona dhe vetëm 1300 prej tyre kanë mundur të pajisen me kartat elektronike. Kryetari i kësaj komune Mustafa Shehu ka vënë alarmin, pasi sipas tij me ecurinë e deritanishme rrezikojnë votën rreth 1/3 e votuesve.

“Ka ikje të shpeshta të energjisë dhe ka mbi 5 ditë që mungon linja e internetit. Kjo situatë ka sjellur një shqetësim të madh tek banorët të cilët duan të aplikojnë, pasi vinë dhe kthehet mbrapsh disa herë kjo gjë mund të çojë edhe në zbehjen e pajisjes me këtë mjet identifikimi. Me këto ritme që po ecet rrezikojnë të mos hyjnë në zgjedhje zgjedhësit e komunës Shirgjan”- shprehet Shehu.
Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe krerët e komunave të tjera, të cilët e quajtën situatën alarmante. Sipas tyre këto pengesa janë bërë edhe shqetësim i madh për emigrantët të shumtë të kësaj zone, të cilët edhe pse me dokumente të rregullta nuk lejohen të kthehen, shumica në Greqi, pasi atyre u kërkohet në sportelet e pikave kufitare një vërtetim për aplikimin e kartës së identitetit.
Sipas kryetarëve të komunave emigrantët të cilët nuk po kthehen dot në vendin ku jetojnë janë disa qindra. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›