Nis ndërtimi i HEC, Berisha: Ky premtimi im për central
Brenda vitit do të nisë ndërtimi i 104 hidrocentrale -ky ka qenë premtimi i kryeministrit të vendit Sali Berisha gjatë nisjes së punimeve për ndërtimin e hidrocentralit në Ashtë të Shkodrës. Berisha tha se ky ishte centrali nuklear që do ndërtonte në Shkodër.
SHKODËR- Berisha i është përgjigjur nga Shkodra zërave për ndërtimin e një centrali bërthamorë, përfshi këtu dhe deklaratën më të fundit të Presidentit Topi për një gazetë kroate. Në përurim të hidrocentralit të Ashtës në këtë zonë, Berisha tha se është pikërisht ky central bërthamorë që ka ndërmend të ndërtojë qeveria e tij.
“Kompania, ka marrë përsipër të ndërtojë dhe të sjellë këtu teknologjinë më të avancuar dhe më të mirë. Do ta përfundoj hidrocentralin për 40 muaj duke u bashkuar kështu me sistemin energjetik shqiptarë. 104 hidrocentrale në Shqipëri do të fillojnë ndërtimin brenda një viti. Ky ka qenë centrali nuklearë që Sali Berisha do të ndërtonte për Shkodrën”- u shpreh kreu i ekzekutivit Berisha.
Nisja e punimeve për këtë vepër energjetike një investim ky i një kompanie austriake pritet të përfundojë brenda tre vitesh, por sipas kryeministrit Berisha hidrocentrali i Ashtës nuk është i vetmi projekt i rëndësishëm për sistemin energjetik shqiptarë, ai tha se kjo është vetëm hapja e siparit të punimeve për 104 hidrocentrale me kapacitet prodhues 1000 megavat dhe investim në total 2.2 miliardë euro. Këto vepra tha kryeministri do të punësojnë mbi 60 mijë punëtorë. Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme Shqipëria do të ketë papunësinë më të ulët se mesataria e vendeve të Bashkimit Evropian. (a.r/news24/balkanweb)