"Kartat" Fushë-Krujë, s'ka energji, nuk aplikohet
Procesi i pajisjes me karta identiteti vazhdon të shfaqë probleme në rrethe të ndryshme të vendit. Në Fushë-Krujë aplikimi kryhet vetëm në 1 qendër me 2 aparatura, ku njëra nuk funksionon. Sot nuk është kryer asnjë aplikim për shkak se mungon energjia.
FUSHE KRUJE- Probleme serioze në procesin e aplikimit për karta identiteti në Fushë -Krujë. Në këtë qytet, aplikimi kryhet vetëm në një qendër me dy aparatura, ku njëra prej tyre nuk funksionon.
Mësohet se gjatë ditës së sotme nuk është kryer asnjë aplikim për shkak të mungesës së energjisë prej 18 orësh, si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik. Por ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë janë bërë shkak që procesi të bllokohet duke krijuar pritje të gjata të aplikuesve në radhë. Deri tani, nga 2700 persona pa pasaportë kanë aplikuar vetëm 700.
E njëjta situatë edhe në komunën Nikël, në të cilën aplikimet kanë nisur vetëm dy javë më parë. Ndërsa në rrethin e Pukës duket se ka rënë interesi për tu pajisur me karta. Në këtë rreth, 883 persona pa pasaportë ende skanë aplikuar, ndërsa ka nga ata aplikues që nuk tërheqin kartat.
(e.n/BalkanWeb)