Kartat, Nishani: Kanë aplikuar 1 402 000 shtetas
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka bërë të ditur sot se deri ditën e djeshme, kur ka qenë afati i fundit për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik për ata shtetas që nuk disponojnë një pasaportë, kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike 1 402 000 shetas shqiptarë. "Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët shfrytëzuan të gjitha kapacitetet, që për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më të mëdha se ajo çka u realizua. Nëse kanë aplikuar 1 402 000 qytetarë, këto kapacitete kanë qenë për 2.5 milion qytetarë shqiptarë"-tha Nishani në një konferenvë për shtyp. Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për karta identiteti, dhe që nuk i kanë tërhequr ato, të shkojnë pranë zyrave të gjendjes civile. "Nëse kemi 1 402 000 qytetarë që kanë aplikuar përletërnjoftimet elektronike janë vetëm 1 050 000 që i kanë tërhequar deri më tani. Ndaj do t'u lutesha qytetarëve që ende nuk i kanë tërhequr letërnjoftimet elektronike, të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave përkatëse për të bërë të mundur tëheqjen e letërnjoftimeve, të cilat janë të gatshme për t'u dhënë"-tha numri një i Ministrisë së Brendshme.