Vrasja e Kekës, zhvillohet ceremonia mortore

Ka nisur ceremonia mortore e kreut të PDK në Malsëinë e Madhe Aleksandër Keka. Në ceremony marrin pjesë miq dhe të afërm si dhe përfaqëues të Partisë Demokristiane si kreu i kësaj force politike Nard Ndoka dhe deputetët Dashamir Shehi Tom Doshi dhe Liman Bakalli. Kryetari i Degës së Partisë Demokristiane në Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka, humbi jetën si pasojë e shpërthimit të automjetit me të cilin udhëtonte. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Grizhë, teksa 34 veçari, Aleksandër Keka po udhëtonte me makinën e tij nga Kopliku në drejtim të qytetit të Shkodrës, kur makina e tij ka shpërthyer nga një sasi eksplozivi duke bërë që mjeti të marrë flakë dhe të përfundojë jashtë rruge.