Kartat, Vlorë, vonesat rrezikojnë procesin
Procesi i aplikimit në Vlorë rrezikon të mos përfundojë para zgjedhjeve të 28 qershorit. Në të gjithë qytetin vetëm një qendër aplikim me 5 operatorë është në funksion, gjë e cila ka sjellë vonesa në proces dhe shpërndarje të kartave të identiteti.
VLORE- Numri i ulët i operatorëve që punon pranë qendrave të aplikimit për kartat e identitetit në qytetin e Vlorës është kthyer në një problem mjaft shqetësues. Një numër shumë i madh qytetarësh presin në radhë të gjata për të aplikuar, ndërsa akoma më shumë janë ata që presin në pikën e shpërndarjes së kartave. Numri i pakët i punonjësve është i papërballueshëm për plotësimin e kërkesave duke bërë që për ditë me radhë qytetarët të tentojnë të aplikojnë por pa mundur. Një numër i madh prej tyre pasi kanë aplikuar presin të marrin kartën në dorë që ende nuk u është dhënë.
Mos akordimi nga ana e operatorëve ka krijuar një ngërç në këtë proces ku skano të sosur problemet dhe ankesat.
Qytetarët e shumtë ankohen për pritje të e gjata ku si rezultat edhe i problemeve shëndetësore një e moshuar në pritje humbi ndjenjat në orët e paradites. Nuk mungojnë edhe qytetarët të cilët shprehësen se kjo situatë po kthehet shumë shqetësuese për ta pasi në dy persona që kanë aplikuar në të njëjtën ditë vetëm njëri prej tyre merr kartën e identitetit. (a.r/news24/balkanweb)