E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 prezanton kandidatët për Tiranën

Lëvizja G99 prezantoi sot listën e 32 kandidatëve për Tiranën. Kreu i G99 kryeson listën, ndërkohë që është përzgjedhur edhe një tetraplegjike. “Pas 18 vitesh kemi mundësinë ti ofrojnë shqiptarëve një nga ekipet më të mira” tha Veliaj. 

TIRANE- Lëvizja G99 prezantoi sot listën e 32 kandidatëve për deputet për qarkun e Tiranës. Erjon Veliaj, kreu i G99 kryeson listën për gjithë vendin, kurse Arbi Mazniku pason emrin e Veliaj në Tiranë. Në 5 emrat e parë të kandidatëve për deputet për Tiranën, G99 ka përzgjedhur edhe një tetraplegjike.
Veliaj theksoi se ekipi që partia që ai kryeson do të ofrojë është më i miri.
“ Më në fund, pas 18 vitesh kemi sot mundësinë ti ofrojnë shqiptarëve një nga ekipet më të mira që është ofruar ndonjëherë në shërbim të çështjeve publike në Shqipëri dhe unë jam krenarë për të gjithë ata prej që nuk kanë pranuar të bëhen deputetë por ti shërbejnë Shqipërisë” u shpreh Veliaj.

“Këta njerëz që kanë marrë përsipër të kandidojnë për G99 në qarkun e Tiranës dhë të gjithë bashkëpunëtorët tanë në të gjithë Shqipërinë nuk janë njerëz të papunë dhe që e shohin politikën si të vetmin vend ku mund të punësohen” deklaroi Veliaj teksa u shpreh se rrugëtimi i gjatë do të përfundojë pas 40 ditësh. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›