Kartat, ZMQ: Gjoba nëse aplikon pas 14 qershorit
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve jep alarmin për pasaktësi të theksuara në listat e votuesve që mund të rrezikojnë procesin zgjedhor. Ajo i kërkon Ministrisë së Brendshme që të informojë për numrin e shtetasve pa karta.
TIRANE-Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve propozon gjoba për qytetarët pa pasaportë që do të aplikojnë për karta identiteti pas datës 14 qershor. Propozimi ka ardhur nëpërmjet një deklarate publike të kësaj zyre e cila gjithashtu jep alarmin për pasaktësi të theksuara në listat e votuesve që mund të rrezikojnë procesin zgjedhor.
ZMQ thotë se “ në lista konstatohen shtetas që jetojnë jashtë vendit, ndërkohë, nuk ka qartësi lidhur me një numër të saktë të tyre sa jetojnë brenda dhe sa jashtë”.
ZMQ u bën thirrje qytetarëve të pajisjen me karta pasi ky është dhe një detyrim ligjor. ZMQ gjithashtu i kërkon Ministrisë së Brendshme që dy herë në javë të japë informacion teknik për procesin dhe identifikim e saktë të shtetasve pa karta, që janë në Shqipëri.
Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve e cilëson mospajisjen me karta, si “mohim të së drejtës kushtetuese për të votuar”.
(s.g/BalkanWeb)