KSHH: Qeveria të garantojë pajisjen me karta të shtetastve
Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon qeverisë t'i garantojë shtetasve të drejtën për të votuar. KSHH i bën thirrje të ketë kujdes me vendimet për lehtesime financiare për pajisjen me karta pasi mund të ketë diskriminim.
TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit i bën thirrje kryeministrit të garantojë pajisjen e gjithë shtetasve me karta identiteti dhe të garantojë të drejtën që cdo qytetari ia njeh neni 45 i Kushtetutës për të votuar.
KSHH i bashkohet zërit të opozitës e cila në mënyrë të përsëritur i kërkon qeverisë të sigurojë pajisjen me karta falas të shtetasve pa pasaportë në mënyrë që të sigurohet e drejta për votim e të gjithë qytetarëve.
Në një letër të hapur kryetarja e këtij Komiteti, Vasilika Hysi shkruan se “kryesorja në gjithë procesin nuk është fatura e kompensimit për kartat e identitetit, por garantimi se të gjithë zgjedhësit që nuk disponojnë pasaporta, do të pajisen me karta identiteti”.
KSSH e cilëson të pajustifikueshem faktin që për mungesë organizimi zgjedhësit të privohen nga votimi. Më tej KSHH risjell në vëmendje vendimet e qeverisë për lehtesime financiare për pajisjen me karta te disa kategorive shoqërore dhe i sugjeron të bëjë kujdes pasi mund të shoqërohet me elementë të diskriminimit të shtresave ose grupeve të tjera në nevojë, e cila duhet të parandalohet.
(s.g/BalkanWeb)