Sarandë, vidhet për skrap shtylla e tensionit të lartë
Për më shumë se 3 orë, 6 mijë banorë të zonës afër fshatit Cukë,të Sarandës kanë mbetur në errësirë të plotë. OSSH denoncon ngjarjen, në kërkim autorët. Policia: Përdorën vinça dhe automjete.
SARANDE- Vidhet për skrap një shtyllë e tensionit të lartë 10 kilovolt në një zonë të largët të rrethit të Sarandës, duke lënë për orë të tëra në errësirë banorët. Sipas burimeve për "Gazeta Shqiptare", vjedhja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çukë, pranë antenave të ish-radiostacionit. Drejtori lokal i OSSH-së, Arben Kasapi, ka bërë denoncimin në sallën operative të komisariatit të Sarandës. Shtylla e vjedhur ka qenë e fundit në ecurinë e kësaj linje elektrike.
Pas denoncimit, forca të policisë, së bashku me specialistë të OSSH-së shkuan në vendin e ngjarjes. Sipas tyre, vjedhja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së enjte, ndërsa procesi i sharrimit, paketimit e ngarkimit të hekurave për skrap, ka vazhduar rreth 30 minuta. "Shtylla ka qenë e lartë 10 metra, me konstruksion metalik dhe e betonuar në tokë. Për shkuljen e saj dhe shkatërrimin e pjesshëm, është përdorur një vinç. Mund të jenë përdorur dhe gurë fleksibël apo mjete për sharrimin e hekurave para se të ngarkoheshin në automjet", - pohojnë burimet pranë grupit hetimor për “Gazeta Shqiptare”. nga policia janë shoqëruar për dëshmi mbi 10 persona, banorë të zonës, punonjës të OSSH-së, pronarë e drejtues automjetesh të rënda (vinçash), por ende nuk ka një pistë të saktë për autorët e vjedhjes.
(s.g/BalkanWeb)