E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, aplikuan 900 mije qytetare

Reagim i menjehershem i Ministrise se Brendshme, ne lidhje me akuzat e socialisteve se eshte bllokuar procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me leternjoftime dhe se kjo ministri ka bllokuar dhenien e informacionit. Ka qene zedhenesi Fatmir Konja, ai qe dje, ne nje konference per mediat eshte shprehur se procesi i aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti po ecen sipas parametrave te percaktuar, madje tashme ecuria po shkon tej parametrave, pasi po prodhohen deri ne 20 mije karta identiteti ne dite, cka perkon dhe me parashikimin e deklaruar kohe me pare nga organet kompetente. Konja, ne emer te Ministrise se Brendshme informon opinionin publik se procesi i pajisjes se qytetareve me leternjoftimin elektronik gjate javes se fundit ka shenuar nje rritje te madhe te fluksit te qytetareve qe po aplikojne per to. "Deri me 14 Maj, kane aplikuar per leternjoftimin elektronik 925 mije qytetare, 370 mije prej te cileve i perkasin grupit te atyre pa pasaporte. Aplikimet ditore variojne nga 19 mije ne 20 mije qytetare", ka deklaruar Konja. Sipas tij, procesi eshte funksional ne te gjithe vendin, megjithate koncesionari po hap edhe 15 zyrat e fundit, brenda dates 22 maj 2009, zyra te cilat ne total kane vetem 6 232 zgjedhes pa pasaporte, pajisja e te cileve realizohet brenda 10 ditesh. Por njeheresh, Konja ka bere te ditur se ka dhe nje problem me personat qe kane aplikuar dhe qe ende nuk kane ardhur te terheqin kartat e identitetit. "Ministria e Brendshme u ben thirrje qytetareve qe kane aplikuar per leternjoftimet elektronike deri me daten 1 Maj, te paraqiten per te terhequr leternjoftimet. 420 mije qytetare i kane terhequr deri me tani leternjoftimet e tyre. Ne zyrat e aplikimit ka rreth 300 mije karta te prodhuara qe duhet te terhiqen nga qytetaret qe kane aplikuar", ka bere te ditur shifrat zedhenesi i Ministrise se Brendshme. Sipas tij, Ministria e Brendshme u kerkon qytetareve qe marrjen e kartes nga zyrat e aplikimit te mos e lene per ne ditet e fundit, pasi do te krijonin dyndje te panevojshme dhe veshtiresi ne sherbimin ndaj tyre. Nje kerkese e tille behet ne kushtet kur socialistet akuzojne mazhorancen se kane bllokuar pajisjen e qytetareve me karta identiteti, madje paralajmerojne se do te dalin me nje qendrim drastik ne lidhje me zgjedhjet, ne rast se procesi nuk ecen me hapat e duhur, ne menyre qe te pajisen me leternjoftime dhe qytetaret qe nuk kane pasaporte, te cilet jane 729 mije te tille. "Edhe njehere Ministria e Brendshme, shpreh keqardhjen per dezinformimet dhe spekulimet e vazhdueshme qe perhapen publikisht nga selia e Partise Socialiste per kete proces te suksesshem", deklaroi dje zedhenesi i kesaj ministrit, Fatmir Konja. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›