Kartat bankare rritet me 20 per qind numri i perdoruesve

Një nga objektivat e Bankës së Shqipërisë është sigurimi i efiçencës së pagesave, ku përfshihet zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike.
Në fakt, përdoruesit e kartave bankare kanë ardhur duke u rritur.
95 për qind e kartave janë karta debiti.
Kështu, Banka e Shqipërisë synon gjithmonë e më tepër në përhapjen e kulturës së pagesave përmes sistemit elektronik.
Në funksionin e Mbikëqyrjes së Sistemit Kombëtar të Pagesave, ky institucion është angazhuar për arritjen e dy objektivave kryesore: stabiliteti dhe efiçenca e sistemit të pagesave në Shqipëri.
Këtu përfshihen edhe instrumentet e pagesave.
Ekspertët e BSH-së theksojnë se hapi i parë për nxitjen e tregut të pagesave me mjete alternative elektronike është reduktimi i cash-it nga njësitë e tregtimit.
Sipas tyre, reduktimi i kësaj “barriere” do ta bënte konsumatorin dhe investitorin që të kishin interes në përdorimin dhe ofrimin e instrumenteve të reja pagesash dhe në të njëjtën kohë ofrimin e garancive për sigurinë e kryerjes së pagesave me mjete elektronike.
Përdoruesit e sistemit elektronik bankar sa kanë ardhur dhe janë shtuar.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë evidentojnë se për vitin e shkuar kjo rritje shkoi në rreth 20 për qind përdorues më tepër.
Pjesa dërrmuese e kartave, rreth 95% e tyre, janë karta debiti për tërheqjen e parave nga llogaritë individuale.
Por kohët e fundit, në rritje paraqitet edhe përdorimi i kartave të kreditit.
Rritja e numrit të kartave është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të bankomateve dhe pikave të shitjes elektronike.
Nga 16 banka që operojnë në vend, 14 janë të licencuara për të ofruar shërbimin e tërheqjes cash nga bankomatet.
Nga bankat që emetojnë karta, vetëm 8 banka janë njëkohësisht të licencuara edhe si pranuese kartash, pra ofrojnë shërbimin e pagesave me karta nëpërmjet POS të vendosura në dyqane dhe qendra tregtare.