E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtjefni per ABC News Ndalimi i spoteve KQZ iu referua ligjit

Vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor për ndalimin e dy spoteve politike në median publike dhe private, është komentuar në studion e “ABC News” nga anëtarja e KQZ-së, Vera Shtjefni.

Sipas saj, të drejtën për spote në media e kanë vetëm subjektet politike të regjistruara dhe se KQZ ka vepruar ne përputhje të plotë me ligjin në këtë vendim.

Shtjefni ka deklaruar se institucioni i KQZ-së i është referuar vetëm ligjit.

Sipas saj, në institucionin e KQZ-së është Bordi i Monitorimit të Medias i cili prezanton punën e tij monitoruese, dhe KQZ vendos më pas.

Nisur nga kjo, KQZ ka ndaluar transmetimin e spoteve politike të cilat nuk ishin nen logon e subjekteve politike.

Më tej, Shtjefni ka theksuar se ky vendimi i KQZ-së bëhet vetëm duke iu referuar ligjit i cili thekson se të drejtën për të transmetuar spote politike në media e kanë vetëm subjektet politike, ndërsa media duhet të ketë balance kohore në transmetimin e tyre.

Sipas Shtjefnit, të drejtën për spote politike e kanë vetëm subjektet politike.

Ky vendim i KQZ-së, sipas Shtjefnit, është bërë për të patur një balancë kohore në transmetimin e këtyre spoteve politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›