Kartat biometrike, përurohet qendra e personalizimit
Prodhohet karta e parë biometrike e identitetit. Kryeministri Berisha ka inaguruar sot godinën e prodhimit të kartave dhe pasaportave elektronike, ndërsa po vetë ka nisur procesin e prodhimit duke printuar të parën kartë identiteti.
TIRANE- Pas më shumë se tre javësh që nga nisja e procesit të aplikimit për marrjen e kësaj karte është përurar këtë të hënë qendra e personalizimit të kartave biometrike të identitetit dhe pasaportave elektronike dhe për rrjedhojë është prodhuar karta e parë e identitetit. Gjatë ceremonisë së përurimit ka qenë i pranishëm kryeministri Berisha, ministra të kabinetit dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë. Kreu i qeverisë ka prerë shiritin e përurimit të ambienteve dhe më pas në ambientet e brendshme të kompanisë ka startuar procesin për prodhimin e kartës së parë biometrike të identitetit, e cila i ka korespoduar një vajze. Berisha e ka vlerësuar këtë moment si shumë të veçantë, ndërsa tha se shqiptarët tashmë kanë dokumentat e identifikimit nga më modernet në botë.
“Është një ditë që shqiptarët e presin që prej 10 vitesh. Ky projekt është ndër më të rëndësishmit, i cili i pajis qytetarët shqiptarë me një dokument të rëndësishëm për ta. Pajisja e qytetarëve me këto dokumenta të reja identiteti është një moment i rëndësishëm që do të transformojë në tërësi shërbime dhe institucione të tjera të këtij vendi”, u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij përuruese të kësaj qendre.
Zv.presidenti i “Sagem Securite” Zhan Alen Zhuan, tha se sistemi me të cilin po operon kjo kompani në Shqipëri është nga më të avancuarit në botë, ndërsa u shpreh se dëshiron që edhe Franca të ketë karta identiteti po kaq të bukura sa të Shqipërisë. Qendra e personalizimit të kartave dhe pasaportave garanton prodhimin e 15 mijë kartave biometrike dhe 3 mijë pasaportave elektronike në ditë. (a.r/news24/balkanweb)