Zv/min. Poni flet për kartat: Prioritet ata pa pasaporta
Qtetaret që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm për zgjedhjet do të kenë prioritet nga qeveria në pajisjen me kartat e reja. Kështu është shprehur zv.ministri i Brendshëm Poni gjatë analizës 1-vjeçare të Prefekturës së Tiranës.
TIRANE- Të gjithë shtetasit pa pasaporta do të kenë prioritet në pajisjen me kartat e reja të identitetit. Kështu ka deklaruar zv/ministri i Brendshëm Ferdiand Poni gjatë analizës vjetore të Prefekturës së Tiranës. Gjatë fjalës së tij zv/ministri Poni ka deklaruar se të gjithë qytetarët që nuk kanë asnjë dokument identifikimi të vlefshëm për zgjedhjet do të kenë prioritet nga qeveria për pajisjen me kartat e reja.
Gjithashtu zv/ministri i Brendshëm tha se për herë të parë gjatë vitit 2008 u bë i mundur realizimi i certifikatës elektronike dhe pastrimi i regjistrit kombëtar nga dublikimet.
Në fjalën e tij prefekti i Tiranës Ruzhdi Keci, pasi renditi një sërë arritjesh gjatë 2008 vuri theksin tek investimi që duhet bërë në stacionet e zjarrfikësve. Keci tha se pajisjet janë shumë të vjetruara, ndërsa kërkoi ndërtimin e dy stacioneve të reja në kryeqytet. (a.r/news24/balkanweb)