E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miratoi sot 4 emrat e anëtarëve të KQZ-së

Komisioni parlamentar i Ligjeve ka kaluar pa debate. dy kandidatë për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuara nga Partia Demokratike, dhe dy nga Partia Socialiste. Kështu, PD ka propozuar emrin e Arben Ristanit dhe Albana Vokshit, ndërsa PS-ja Dëshira Subashi dhe Artan Laze. Tanimë, këto emra do të kalojnë pa problem në Parlament, kur pritet të marrin edhe votën e deputetëve. Komisioni i Ligjeve i shqyrtoi këto figura, duke i kaluar me konsensus të plotë. 

Komision i ligjeve ka kaluar dhe dekretin e presidentit për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Shqyrtimi i dekretit ka kaluar pa debate ndërsa pritet që kandidatura e Thanzës të votohet gjatë seancës së pasdites.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›