Durrës,dorëzohet pas 3 vitesh arrati, ish kreu i hipotekës
Vetëdorëzohet në polici pas 3 vitesh arrati, ish drejtori i hipotekës së Durrësit. Alush Xhihani është dorëzuar në polici në mesnatë, ndërkohë që mbi të rëndon akuza për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte hipotekën e Durrësit.
DURRES- Vetëdorëzohet në polici pas 3 vitesh arrati, ish drejtori i hipotekës së Durrësit, Alush Xhihani. Xhihani është dorëzuar në komisariatin e policisë së Durrësit në mesnatë ndërkohë që mbi të rëndon akuza për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në Durrës.
Drejtësia ka dhënë masën e dënimit me dy vite burg për ish drejtorin e hipotekës së Durrësit.
Xhihani ishte shpallur në kërkim në vitin 2006 me një vendim të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit, por ai u largua dhe policia nuk arriti ta gjejë. Kështu procesi gjyqësor u zhvillua në mungesë ku u dha vendimi për kryerjen e 2 viteve heqje lirie. (e.n/News24/Balkanweb)