Kartat e kabinave telefonike, shiten ilegalisht me çmim të lartë
Kartat telefonike për kabinat publike të vendosura nëpër rrugë, prej vitesh shiten në mënyrë të paligjshme dhe me çmim shumë më të lartë sesa vlera reale e tyre, nga tregtarë të paligjshëm në kryeqytet.
Qytetarët e kryeqytetit, një impuls i cili mund të ju kushtojë vetëm 6 lekë, me blerjen e kartes se kabines në zyrat postare,ata e blejnë impulsin me 20 - 25 lekë pranë kabinave telefonike të vendosura në rrugë. Gjithashtu këta tregtarë , shfrytëzohen mirë me karta në pikat postare , dhe pasi ato te janë harxhuar në postë , ata i shesin këto karta dy fish më shtrejtë nga çmimi real.Kartat që mund të blihen në pikat postare kanë çmime 350 lekë për 50 impulse, 700 lekë për 100 impulse dhe 1300 lekë 200 ipmulse .Shpesh herë qytetarët , për një rruge më të lehtë, për të kryer një telefonatë të shkurtër apo urgjente nga kabina telefonike, nuk drejtohen tek zyrat postare, por i blejnë impulset pranë kabinave publike ,duke paguar kështu disa herë më shumë .Këto kabina telefonike janë të vendosura, në rrugë , sheshe, kryqëzime, para institucioneve , fakulteteve , dhe në të gjitha vendet publike. Gjithashtu dhe kartat telefonike ,mund ti gjejmë per ti blerë edhe në vende të tjera pervec pikave postare dhe pranë kabinave . Ato mund të gjenden në disa dyqane , supermarkete e biznese te tjera private .Këto kabina telefonike publike, nëpërmjet të cilave mund të kryhen të gjitha llojet e telefonatave brenda dhe jashtë vendit, jo rrallë rastisin të jenë të prishura . Kjo për pasojë e mos mirëmbajtjes . Pervecc kësaj , këto kabina nuk janë aspak higjenike dhe ky fakt mund të çojë qytetarët drejt ndonjë infeksioni të mundshëm.
Sicc duket kjo punë e paligjshme shkon në dëm të shtetit ,në ekonomisë të qytetareve, por edhe shëndetin e tyre .