Ekspozitë me foto e piktura në kuadër të anëtarësimit në NATO
Instalacion, foto, performancë, pikturë dhe skulpturë. Të gjitha këto shprehje të artit bashkëkohor, kanë zënë vend mes faqeve të një ekspozite, çelur në Ministrinë e Kulturës. Ky aktivitet kulturor, mbështetur nga forumi për demokraci dhe etikë, mbahet në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë moderniste të artit pamor, kanë qenë një grup të rinjsh të talentuar. "Blic 14" ka pasur për kurator artistin Everest Imeraj, aktivitet i cili është mbështetur gjithashtu nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.