E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartat, grate myslimane nuk fotografohen pa perce

Nje problem tjeter eshte konstatuar gjate procesit te aplikimit per kartat e identitetit. Keshtu, nje numer mjaft i madh vajzash dhe grash te besimit mysliman, nuk kane pranuar te heqin percet, teksa iu eshte kerkuar qe te fotografoheshin, per procesin e aplikimit per karta. Por, punonjesit e gjendjeve civile nuk kane qene aspak dakord ndaj nje verimi te tille, per shkak se, sipas eksperteve, "mbulimi i nje pjese te fytyres nga percet, cenon elementet e sigurise se leternjoftimeve".

Percet

Problemi i perceve eshte konstatuar gjate diteve te fundit. Teksa jane paraqitur per te aplikuar per leternjoftimet e reja, disa vajza dhe gra te besimit mysliman, nuk kane pranuar te fotografohen pa perce, per t'i qendruar besnike besimit te tyre. Sipas autoriteteve te Ministrise se Brendshme, qe po monitorojne procesin e aplikimit te qytetareve me leternjoftime, ne shume qendra eshte tentuar te behet nje veprim qe shkel rregulloren e ketij procesi, pra fotografimi me perce. Per kete ngjarje, ka reaguar edhe zv.ministri i Brendshem Ferdinand Pone. Titullari i dikasterit te Ministrise se Brendshme, e ka cilesuar te papranueshem nje pozicionim te tille te kesaj kategorie dhe ka paralajmeruar se ato do t'u nenshtrohen sanksioneve, ne rast se refuzojne aplikimin. Ne fakt sipas eksperteve, mbulimi i nje pjese te fytyres nga percet, cenon elementet e sigurise se leternjoftimeve dhe pasaportave te reja biometrike. Kjo nuk eshte hera e pare qe mbajtja e perces kthehet ne objekt debati mes kesaj kategorie dhe institucioneve te ndryshme.

Situata

Ne fakt, ky nuk eshte problemi i vetem qe eshte verejtur deri tani. Probleme ka pasur edhe me dublimet e emrave, si dhe me faktin nese ne leternjoftim duhet shenuar vendi i lindjes, apo rrethi i lindjes. Keshtu, ka mjaft raste kur qytetaret qe kane jetuar ne rrethe te ndryshme, por kane bere pasaportizimin ne Tirane, figurojne edhe ne gjendjet civile te rrethit ku kane banuar me pare, edhe ne Tirane. Kjo ka bere qe deri tani ata te kene votuar ne te dy vendet. Megjithate, per te shmangur nje gje te tille, punonjesit e Njesive Bashkiake, kane kerkuar ndihme nga Ministria e Brendshme qe te gjejne nje mekanizem per ta zgjidhur kete problem. Nje zgjidhje e mundshme eshte sjellja e vertetimit nga gjendja civile e banorit ku ka banuar me pare, e cila konfirmon se ky persona eshte cregjistruar. Problemi tjeter ka te beje me te dhenat e vendlindjes.

Emigrantet nuk do te penalizohen

Shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne ne vende te ndryshme te botes, jane te perjashtuar nga afatet kohore te percaktuara nga qeveria per aplikimin per leternjoftime, per pasoje dhe nga sanksionet. Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti eshte shprehur dje se per emigrantet, mbetet kusht i vetem pajisja me kete dokument ne heren e pare qe ata do te vijne ne Shqiperi. "Emigrantet mund te aplikojne kurdo qe vijne ne Shqiperi, per ate nuk ka asnje afat kohor edhe marrja e dokumentit identifikues pas aplikimit, mund te behet ne kohen qe emigranti kthehet serish ne Shqiperi". Per sa i perket aplikimit, procesi po vijon normalisht dhe numri i aplikuesve eshte rritur ndjeshem. Sipas Telitit, per shkak te fluksit eshte zgjatur orari i punes ne zyrat e aplikimit. Nderkohe qe keto zyra, do te qendrojne te hapura edhe te shtunave, per t'u krijuar keshtu mundesi edhe personave qe gjate javes jane ne marredhenie pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›