Sekretaret, seriozitet ne veshje

Tirane- Sekretaret gjyqesore duhet t'u japin lamtumiren veshjeve dekolte dhe minifundeve gjate orarit te punes se tyre. Per here te pare Keshilli i Larte i Drejtesise, ka miratuar nje veshje te posacme per te gjitha sekretare, te cilat punojne perkrah gjyqtareve duke mbajtur shenim gjithcka qe thuhet gjate zhvillimit te procesit gjyqesor. Vendimi i marre nga KLD-ja percakton se sekretaret gjyqesore,do te kene nje pelerine te njejte me ate te gjyqtarit, por me ngjyre gri. "Sekretarja gjyqesore, duhet te demonstroje seriozitet ne veshje ne ambientet e punes se kryer jashte sallave apo gjate kohes se zhvillimit te proceseve.", deklaron Keshilli i Larte i Drejtesise. Sipas vendimit te marre, nga ana e KLD-se, gjyqtaret gjate zhvillimit te proceseve gjyqesore, duhet te mbajne nje veshje te posacme, sipas nje modeli uniform per gjyqtaret e cdo niveli gjykimi. "Toga e gjyqtarit, eshte veshje me ngjyre te zeze dhe me nje xhufke, ne njeren ane te shpatulles me ngjyre te kuqe per gjyqtaret e Rretheve Gjyqesore, dhe dy te tilla per gjyqtaret e Gjykates se Apelit. Veshja e perditshme e gjyqtarit ose gjyqtares ne ambientet e ushtrimit te detyres, duhet te jete serioze dhe e pershtatshme per pozicionin e tij ose te saj zyrtar", sqaron KLD-ja. Ndersa avokatet dhe prokurori duhet te marrin pjese ne proces, te veshur me togen e posacme, sipas modelit te percaktuar perkatesisht, nga Dhoma Kombetare e Avokatise dhe Prokuroria e Pergjithshme. Kurse palet e tjera pjesemarrese ne proces, apo personat e pranishem gjate gjykimit, duhet te mbajne veshje te natyres serioze dhe qe vleresohen te pershtatshme per ambientet e gjykates. Pervec veshjeve, te cilat duhet te jene serioze, sallat e gjyqit duhet te jene te pajisura me mjetet e domosdoshme dhe me standarde te larta. Keshtu te gjitha proceset gjyqesore, per sa eshte e mundur, duhet te zhvillohen ne salla gjykimi te pershtatshme, per natyren e ceshtjes konkrete. Cdo salle gjykimi, nder te tjera duhet te jete e pajisur me keto elemente tregues te solemnitetit gjyqesor, stemen e Republikes se Shqiperise, e pozicionuar ne pjesen e siperme te murit qe gjendet pas podiumit ku qendron gjykata. Flamurin kombetar, i cili duhet te jete i pozicionuar ne anen e djathte te salles, ne krah te podiumit ku qendron gjykata. Per te ndare publikun nga pjesa qe qendrojne subjektet pjesemarrese, duhet te vendoset nje barriere prej druri ose materiali tjeter. Vendimi per solemnitetin ne gjykim, perbehet nga tete nene te cilat kane hyre ne fuqi ne 1 janar te ketij viti.
Sallat e gjyqit duhet te kene stemen e Republikes se Shqiperise
KLD-ja ne vendimin e marre per solemnitetin ne gjykim percakton se, proceset gjyqesore duhet te fillojne ne respektim te orarit te gjykimit te komunikuar dhe afishuar ne gjykate, me perjashtim kur ka nje arsye te justifikuar. "Sekretarja gjyqesore, therret ne orar subjektet procedurale per fillimin e gjykimit dhe i orienton per vendin e zhvillimit te tij. Ne momentin e hyrjes ne salle te trupit gjykues, te pranishmit ngrihen ne kembe, nen njoftimin e sekretares gjyqesore", ve ne dukje KLD-ja. Me tej theksohet se gjate gjykimit, palet pjesemarrese, duhet te mbajne qendrim korrekt dhe sjellje qe shprehin respekt per trupin gjykues, duke evituar cdo lloj veprimi te papershtatshem, ne sjellje dhe ne te shprehurit e tyre, si ne komunikim me trupin gjykues, ashtu dhe me subjektet e tjera ne proces, apo te pranishmit ne salle. Ndersa komunikimi ndaj trupit gjykues nga palet dhe te pranishmit e tjere ne proces, duhet te behet me tone te pershtatshme, duke iu drejtuar me formen e miresjelljes "Ju" ose me shprehjen "I nderuar". Palet pjesemarrese ne proces, duhet te flasin ne kembe perpara gjykates, po keshtu edhe ekspertet apo deshmitaret e thirrur gjate procedures se betimit, me perjashtim te rasteve kur gjendja shendetesore nuk ua lejon nje gje te tille.
Sipas KLD-se ne cdo salle gjykimi duhet te jete i pranishme dhe nje nepunes gjyqesor. Ai duhet te njoftoje pranine e gjykatesve, te ndihmoje ne rregullimin e te pranishmeve, te ndihmoje ne korrektimin e sjelljeve te pershtatshme te personave te pranishem para gjykatesve, te zbatoje urdhrat e gjykatesve per levizjen e njerezve ne salle.
1 Janar te ketij viti ka hyre ne fuqi vendimi per solemnitetin gjyqesor. Nderkohe qe zbatimi i tete neneve duhet te nise qe nga ditet ne vazhdim, per te evituar parregullsi gjate proceseve gjyqesore.
Standardet
Solemniteti ne gjykim, konsiston ne zhvillimin e procesit gjyqesor ne respektim te disa standardeve si, vendi i posacem dhe kushtet e zhvillimit te gjykimit, veshja e posacme, dhe sjellja e pershtatshme e subjekteve te pranishem.