Dekorohet "Shkolla e Gazetarise"

"Gazeta e pare e pavarur ne Shqiperi, "Koha Jone", nga dyert e se ciles dolen shume gazetare e drejtues te medias se sotme, u kthye jo vetem ne tribune te fjales se lire, por edhe ne shkolle te medias se shkruar shqiptare". Me kete motivacion, eshte dhene dje nga Presidenti i Republikes, Medalja e Mirenjohjes per ish-botuesin dhe themeluesin e te perditshmes "Koha Jone", Nikolle Lesi.
Dekorimi i bere me 19 janar, mblodhi dje ne pallatin e Brigadave, nje numer gazetaresh gjate ceremonise se dhenies se medaljes.
Themeluesi i te perditshmes qe sot ka per botues Aleksander Frangajn, pohoi ne ceremoni se "kjo dekorate eshte jo vetem e imja, por eshte e gjithe brezit te gazetareve qe punuan pas viteve '90-te". Lesi pohoi se ata "bene me pasion me idealizem dhe me nje kuraje te jashtezakonshme civile, nje media te pavarur nga dyert e se ciles jo pa modesti e them, pas kaq viteve, dolen dhe jam i sakte sot afersisht 80 per qind e drejtuesve te mediave te shkruara dhe ato vizive". Ketu, z.Lesi theksoi se "ky eshte nje nder edhe i tyre".
Gazeta "Koha Jone", e lindur me 11 maj 1991, nisi si nje perpjekje per te sjelle shtypin e pavarur ne Shqiperi. Ajo cilesohet nga shumekush si shkolle e mirefillte e medias shqiptare, sidomos ne kushtet e atehershme kur nuk kishte fakultete gazetarie dhe nisja e tyre me vone ishte e cunguar. "Koha Jone", ishte nje nder pak tituj mediash ne shtypin shqiptar dhe mjaft e kerkuar ne tregu, sidomos per faktin se televizionet dhe radiot private atehere mungonin totalisht.
Nga 20 prilli i vitit 2007, "Koha Jone" botohet nga Aleksander Frangaj, ish-bashkepronar me heret i te perditshmes me te madhe ne vend. "Koha Jone", perpiqet qe ne faqet e saj te perditshme te sjelle sa me shume informacion, me synimin qe te jete prane te gjithe qytetareve.
Lesi: Ishim idealiste dhe me pas, profesioniste
Si e konsideroni rolin e te perditshmes "Koha Jone" si themeluese e shtypit te pavarur?
Tashme eshte fakt publik qe e perditshmja "Koha Jone" mbetet gazeta e pare e pavarur ne Shqiperi, e themeluar ne Lezhe dhe nga dyert e te ciles dolen te pakten mbi 80 per qind e drejtuesve dhe gazetareve "VIP" te medias se sotme shqiptare. Ishim idealiste atehere te "Koha Jone, pak profesioniste dhe u beme me vone profesioniste.
Si e vleresoni kontributin e saj ne kete periudhe?
Kontributi eshte i shume gazetareve. Natyrisht une kam punuar me staf te vogel ne fillim por qe me vone eshte zgjeruar. Rol te rendesishem kishte kryeredaktori i pare pas meje, ne fillimin e gazetes "Koha Jone" Aleksander Frangaj. Bashke me te e morem gazeten dhe beme te njohur, e beme kombetare. Roli i Frangajt eshte i pazevendesueshem. Kjo, pavaresisht se me 1996 u largua nga gazeta "Koha Jone", per arsyet qe tashme jane publike dhe jemi miq. Miqesine qe kemi pasur dhe qe kemi me z. Frangaj e vertetoi dhe fakti se kur vendosa te shisja gazeten "Koha Jone", iu drejtova z. Frangaj si bashkepronar i pare me mua.
Si e vleresoni pozicionin e "KJ" ne te ardhmen ne kete treg te shtypit te shkruar?
Tregu eshte shume i veshtire dhe une kam qene me kohe, partizan i idese, qe e kam bere publike ne parlament dhe ne media, qe nuk ka konkurrence te ndershme. Nuk ka nje konkurrence te rregullt ne median e shkruar shqiptare. Kam kerkuar qe ne vitet 1998-1999 ne parlament, por nuk ia kam arritur, kam bere lufte me shume segmente qe mbajne media vetem per interesa private dhe per firma tenderimi dhe fatkeqesisht kam humbur kete beteje. Por ju them se nuk jam dorezuar ne kete beteje.