Kartat në Fier, 17 mijë zgjedhës rrezikojnë të mos votojnë
Përgjegjësja e gjendjeve civile për qarkun e Fierit, apeloi ndaj të gjithë shtetasve veçanërisht ndaj atyre pa pasaportë, që të aplikojnë për marrjen e kartës. Lumturi Moçka: "Ka njësi vendore ku nr. i aplikimeve në ditë është 4 persona"
FIER- 17 mijë banorë të qarkut të Fierit rezultojnë pa asnjë dokument identifikimi, pasi nuk kanë aplikuar për letërnjoftimet e reja. Alarmi është dhënë dje nga përgjegjësja e gjendjeve civile për qarkun e Fierit, Lumturi Moçka.
Në një prononcim për 'GSH', ajo apeloi ndaj të gjithë shtetasve të këtij qarku, e veçanërisht ndaj atyre pa pasaportë, që të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimit elektronik. Ndërkaq, Moçka ka vënë në dukje se ka njësi vendore në të cilat numri i aplikimeve në një ditë është vetëm 4 persona. "Ky është një skandal dhe nuk mund të përtypet. Është komuna Kuman, në rrethin e Fierit, ajo që ka regjistruar brenda një ditë vetëm katër aplikime. Ndërkohë që edhe komuna të tjera, po këtë numër aplikimesh deklarojnë.
Edhe në Bashkinë e Patosit ritmet janë shumë të ulëta. 72 aplikime ka regjistruar një ditë më parë kjo bashki", - është shprehur Lumturi Moçka. Prej datës 1 qershor është ndërprerë procesi i aplikimeve për ata persona që kanë pasaporta dhe zyrat e aplikimit, gjatë dy orareve të punës, janë vënë në shërbim të atyre personave që nuk kanë asnjë dokument identifikimi. Me gjithë këtë vendim, sërish numri i aplikimeve nga kjo shtresë është i ulët.
Qarku i Fierit numëron 50.182 persona pa asnjë dokument identifikimi. Deri tani, sipas përgjegjëses së gjendjeve civile, në shkallë qarku kanë aplikuar afro 31.108 persona. Pra, afro gjysma e personave pa pasaportë nuk kanë aplikuar ende. Për qarkun e Fierit janë prodhuar që nga nisja e procesit të aplikimit, më 17 maj rreth 72 mijë karta identiteti, ndërkohë që janë tërhequr vetëm 45 mijë.
(s.g/BalkanWeb)