BSH: Këtë javë raporti për sistemin bankar
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të shqyrtoje "Raportin mbi gjendjen e sistemit bankar në tremujorin e parë të vitit 2009", përballë krizës financiare ndërkombëtare.
TIRANE- Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të mblidhet këtë javë për të shqyrtuar "Raportin mbi gjendjen e sistemit bankar në tremujorin e parë të vitit 2009", përballë krizës financiare ndërkombëtare.
Burime nga BSH-ja bënë të ditur për ATSH-në se në këtë mbledhje do të shqyrtohen edhe projektet "Për miratimin e rregullores "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", Raportin e Bankës së Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar (SRU)"", si dhe disa ndryshime në rregulloren "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e medha të bankave".
Në këtë mbledhje vend të veçantë do të zënë edhe informacionet "Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për tremujorin e parë të vitit 2009" dhe "Mbi ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve për muajin prill të vitit 2009".
Sipas burimeve të BSH-së, në këtë mbledhje pritet të miratohen dhe rregullet "Mbi buxhetin e Bankës së Shqipërisë" dhe "Mbi funksionimin e Departamentit të Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)