E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat”, nis procesi i aplikimit në qytetin e Shkodrës

Pasi shtyhet disa herë rresht, nisja e procesit të kartave të identitetit në qytetin e Shkodrës, më në fund ky proces ka startuar ditën e sotme me shpërndarjen e kuponave. Ndërkohë që në ditën e parë është vënë re një fluks i qytetarëve të interesuar për të aplikuar. 

SHKODER- Pavarësisht parashikimeve që procesi i aplikimit të qytetarëve për pajisjen me kartat e identitetit në Shkodër të startonte të premten e javës së kaluar, bllokimi i rrjetit kompjuterik i instaluar pranë zyrave të gjendjes civile bëri që ky proces të vononte. Kjo e hënë ka shënuar edhe fillimin e këtij procesi. Në një intervistë dhënë për televizonin “Neës24” nënkryetari i Bashkisë Shkodër Ridvan Troshani, shprehet se është parë një interes i madh i qytetarëve për të kryer procesin e aplikimit. Ndërkohë që prioritet i është dhënë qytetarëve që nuk janë të pajisur me pasaportë.
Procesi i kësaj të hënë është shoqëruar me radhë të gjata të qytetarëve në pritje për të kryer aplikimet pranë zyrave të gjendjes civile, të cilat kanë shkaktuar edhe pritjen e qytetarëve me orë të gjata pas dyerve të sporteleve përkatëse. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›