Presidenti Topi uron Kosovën: Urime për përvjetorin e parë
“Kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet jush, gjithë popullit të Kosovës, përvjetorin e parë të Ditës së Pavarësisë”- ka qenë urimi i Presidentit Topi drejtuar homologut te tij Sejdiu.
TIRANE- Një vjetori i Pavarësisë së Kosovës është uruar edhe nga presidenti i Republikës , Bamir Topi i cili përmes një letre dërguar homologut të tij Fatmir Sejdiu, ka shprehur urimet më të përzemërta për përvjetorin e parë të Kosovës së pavarur.
“Kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht Juve, dhe nëpërmjet jush, gjithë popullit të Kosovës, përvjetorin e parë të Ditës së Pavarësisë”- ka qenë urimi i Presidentit Topi.
Ndër të tjera Presidenti ka theksuar se gjatë këtij viti kosova dëshmoi bindshëm angazhimin për të ndërtuar një shtet sovran, të lirë dhe demokratik.
Topi e ka siguruar Presidentin Sejdiu për mbështetjen maksimale dhe për ruajtjen e mardhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe në rrugën e përbashkët drejt së ardhmes evropiane dhe euroatlantike.
(e.n/Balkanweb)