Topi pret kreun e PDSH në pallatin e Brigadave
Në qendër të bisedimeve mes Presidentit Topi dhe kreut te PDSH-së, ka qenë situata në rajon dhe klima parazgjedhore e vendit fqinj.Topi theksoi nevojën e bashkëpunimit mes partive shqiptare në të mirë të së ardhmes së shqiptarëve në Maqedoni.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në një takim zyrtar në Pallatin e Brigadave , liderin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi.
Në qendër të bisedimeve mes Presidentit Topi dhe kreut te PDSH-së, ka qenë situata në rajon dhe klima parazgjedhore e vendit fqinj.
Presidenti Topi theksoi nevojën e bashkëpunimit mes partive shqiptare në të mirë edhe të së ardhmes së shqiptarëve në Maqedoni.
Ndërkohë, Presidenti inkurajoi bashkëpunimin mes ushëheqësve politikë shqiptarë në Maqedoni me qëllim që të harrohen mosmarrëveshjet e vjetra dhe të parapërgatiten zgjedhësit për të votuar larg mendësive të konfliktualitetit dhe përplasjeve tradicionale.
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, informoi Presidentin Topi për zhvillimet më të fundit në shtetin fqinj dhe për përpjekjet e forcave politike shqiptare në Maqedoni për të gjetur gjuhën e përbashkët e për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin e tyre me qëllim përmbushjen e aspiratave integruese euroatlantike.
(e.n/Balkanweb)