Makina përplas bicikletën, humb jetën 55 vjecari
Një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë, teksa ushëtonte me bicikletë në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i automjetit.
TIRANE- Një 55 vjecar nga Tirana ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 55 vjecari është përplasur nga një makinë, teksa udhëtonte anës rrugës me bicikletë. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë që është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë drejtuesi i automjetit.
Mësohet se grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (e.n/BalkanWeb)