E Diel, 1 Nëntor 2026

D’Elia: Lezha në interesin e investitorëv italianë

Ambasadori italian, Saba D'Elia ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Lezhës. D'elia e ka vlerësuar Lezhën si mjaft të rëndësishëm për investitorët italianë dhe ka ofruar gadishmëri për të zhvilluar me tej bashkëpunimin, për të sjellë investimet italiane. 

LEZHE- Ambasadori italian në vendin tonë, Saba D'Elia ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Lezhës, ku është pritur nga kryetari Vitkor Tushaj.

Në këtë vizitë ambasadori D'elia e ka vlerësuar Lezhën si mjaft të rëndësishëm për bashkëpunimin me investitorët italianë, që tashmë janë të pranishëm në këtë qytet. Ai ka ofruar gadishmëri për të nxitur dhe zhvilluar edhe me tej bashkëpunimin për të sjellë investimet italiane në qytetin e Lezhës.

Kryetari i bashkisë, Tushaj i ka paraqitur ambasadorit Italian D’Elia planin e zhvillimit të qytetit në pikat e të cilit bëjnë pjesë, hartimi i planit strategjik për zhvillimin ekonomik, plani rregullues i qytetit dhe ndërtimi i një parku industrial, për të cilin bashkia ka siguruar truallin.

Lidhur me ndërtimin e këtij parku ambasadori italian ka shfaqur interes të vecantë dhe është shprehur se investitorët italianë duhet të jenë pjesë strategjike e investimeve në rajonin e Lezhës.
(e.n/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›