Vlore, takim ne Prefekture per municionet
Perfaqesues te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise kane qene diten e djeshme ne prefekturen e Vlores, ku kane kryer nje takim me prefektin e ketij institucioni ne lidhje me vendndodhjet e sasive te municionit dhe eksplozivit ne qytetin bregdetar. Sipas prefektit te Vlores, Xhevair Rexhepi, perfaqesuesit e Shtabit te Pergjithshem e kane siguruar se ne qytetin e Vlores nuk gjendet ne toke asnje baze e rrezikshme, ne te cilen gjendet municion. Gjithashtu edhe per vendin e shumeperfolur te Bishti i Kalldremit, ku hamendesohej ekzistenca e nje tuneli, ne te cilin ndodheshin lende te rrezikshme, ata e kane siguruar se ne kete vend nuk ka asnje lloj rreziku, pasi nuk ka lende te rrezikshme ne baze te informacionit qe ata dispononin qe me pare dhe ate te mbledhur gjate dy javeve te fundit.
O. Hila
O. Hila