E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kartolina e Ramës për Vitin e Ri, foto nga rindërtimi

Kryeministri Edi Rama ka hequr “dorë” nga pikturat e tij për t’i stampuar në kartolinat e urimit për Vitin e ri, duke i kompozuar ato me foton e rindërtimit të qyteteve të goditura nga tërmeti tragjik i vitit 2019.

Shkruar me shkrimin e dorës së Edi Ramës, kryeministri përcjell mesazhin në shqip dhe anglisht “Gëzuar Vitin e Ri”.

Në pjesën e përparme të kartolinës është stampuar një foto e shkrepur gjatë natës në kompleksin e ri të banesave në Thumanë.

Ndërsa pjesa e pasme e kartolinës ka po të njëjtën tematikë. Rindërtimin. Në formën e një pazëlli Edi Rama ka përzgjedhur një mori me foto nga zona të ndryshme të Shqipëri ku rindërtimi ka përfunduar apo është drejt fundit.

Vetë kryeministri në shumë deklarime të mëparshme ka deklaruar se në pranverën e 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë nga tërmeti dy viteve më parë.

Foto/ Kartolina e Ramës për Vitin e Ri, me foto nga rindërtimi

Foto/ Kartolina e Ramës për Vitin e Ri, me foto nga rindërtimi

Foto/ Kartolina e Ramës për Vitin e Ri, me foto nga rindërtimi

   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›