Tabaku ngre alarmin: Konçesionet pa gare prishin tregun e pagave

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot përmes një reagimi se koncesionet pa garë, prishin tregun e pagave. “Koncesionet pa garë po prishin tregun! Ato që jepen pa garë kanë fitimet më të larta; favore me ligj dhe paga më të larta se pjesa tjetër. Nuk mundet me fonde publike të shkatërrosh tregun. Për çdo profesion paga në koncesionare është me e lartë se paga për të njëjtin profesion në sektorin privat”, shprehet Tabaku.